Aborti

ABORT quhet dalja jashte mitre e produktit te konceptimit perpara se embrioni ose fetusi te jete i jetushem .
Cdo nderpreje e shtatzanise perpara javes se 28 konceptohet si abort.Termi abort spontan perdoret per te sinjifikuar daljen jashte te nje embrioni jo te jetushem per shkaqe ametare ose fetale,ne te kunderten eshte abortit i induktuar qellimisht.

Aborti terapeutik eshte abort i induktuar me qellim qe te ruaje jeten ose shendetin e nenes.
Aborti spontan;i detyrohet traumave aksidentale ose shkaqeve natyrale.

Aborti i hershem
spontan zakonisht i detyrohet malformimeve fetale ose anomalive te replikimit kromozomal.
Aborti i vonshem spontan gjate 2/3 te fundit te shtatzanise i detyrohet faktoreve amtare si inkompetenca e qafes se mitres,insuficenca e progresteronit,semundjet seksualisht te transmetushme qe prekin traktin gjenital,semundjet endokrine si hipotiroidizmi,diabeti mellitus ose traumat e medha emocionale te nenes.
Ne abortet e perseritura(habituale) spontane mendohet se shkak jane reaksionet imunologjike ku antitrupat e nenes veprojne ndaj indeve fetale si trupa te huaj.Eshte vertetuar qe reth 20% e barrave perfundojne ne abort dhe ne te shumten e rasteve aborti ndodh ne 2 javet e para pas konceptimit,bile ndonjehere nena nuk eshte e vetedijshme per shtatzanine.Risku i abortit spontan ulet ne menyre te ndjeshme pas javes se 10 te shtatzanise.Ky risk eshte me i madh ne ato me aborte te perseritura,ne grate me semundje sistemike si dhe nenat mbi 35 vjec.

Aborti i induktuar; mund te induktohet per aresye mjeksore ose per ndonje vendim elektiv per te nderprere barren.Aborti konsiderohet terapeutik kur kryhet per te shpetuar jeten e nenes,per te ruajtur shendetin mendor dhe fizik te saj si dhe per ti dhene fund nje shtatzanie me crregullime te lindura te papajtushme me jeten,per te seleksionuar numurin e fetuseve ne barrat multiple qe rrezikojne shendetin e nenes.
Procedurat per induktimin e abortit perfshijne;

  1. aspirimin me vakum i cili konsiston ne nxjerrjen e embrionit neprmjet thithjes me nje shiringe .
  2. dilatacionin dhe evakuimin (D&E).
  3. induksionin(aplikimin e prostaglandinave ne uterus).
  4. sexio cezarea minor qe aplikohet ne rastet kur jeta e nenes eshte ne rrezik.
  5. pilula e abortit RU486 u aprovua nga FOOD & DRUG administration ne vitin 2000 ne SH.B.A.Ajo perdoret deri ne 7 jave(49 dite) shtatzani e kombinuar dhe me nje tablete tjeter per te shkaktuar kontraksionet uterine dhe me vone abort te plote.


Gjate historise aborti eshte induktuar me metoda te ndryshme tradicionale,duke perfshire lendet botanike abortifikuse,presionin mbi bark si dhe perdorimin e mjeteve te ndryshme metalike.Aspekti moral dhe social i abortit jane subjekt i nje debati intesiv ne shume vende te botes.Aspektet e ketij debati perfshijne impaktin mbi shendetin publik ne rastet e abortit ilegal si dhe ne abortin legal hipotezat abort-kancer gjiri,sindrom post aborti etj.
Historia e botes moderne mbi abortin mund te permblidhet ne ligjin anglez i cili e lejon abortin deri kur bebi ndihet gjalle,jo me vone.Kohet e fundit ligji mbi abortin varion nga nje vend ne tjetrin duke u bazuar ne sensibilitetin moral,kultural dhe religjioz.
Rreth 46 milion aborte kryhen ne bote,nga keto 26 milion kryhen ne vendet ku aborti eshte legal dhe reth 20 milion ne vendet ku aborti nuk eshte legalizuar.

Disa konsiderata mbi shendetin; Aborti kirurgjikal ner moshe te vogel shtatzanie eshte nje procedure e thjeshte qe mbart nje potencial te vogel per komplikacione serioze.Rrisku per komplikacione rritet ndersa shtatzania progreson.Pacientet gjate abortit provojne nje lloj dhimbje qe pershkuhet nga pacientet si me e lehte se dhimbja e veshit dhe e dhembeve,por me e forte se dhimbja e mesit dhe e kokes.Per kete aresye disa mjeke rekomandojne anestesine lokale,disa te tjere ate gjenerale per te shmangur levizjet e pacientit.Anestezia gjenerale mbart me vete riskun e saj deri dhe vdekje.
Ne disa vende rurale te Kines,Tajvanit,Indise,Korese se jugut eksiston tendenca per te induktuar abortin sex-selektiv sepse roli qe ka mashkulli ne ekonomi dhe tradita kulturale dikton ne preference per djem gje qe ka bere te mundur nje shift te popullsise drejt djemve ne krahasim me vajzat.
Hipoteza abort –kancergjiri eshte nje hipoteze e pavertetuar qe tregon nje relacion midis abortit te induktuar dhe kancerit te gjirit tek seksi femer.Ne fillim te barres nivelet e estrogjenit rriten duke cuar ne rritje te gjirit dhe pergatije per laktacionHipoteza thote qe ky proces nderpritet nga aborti pa mbaruar maturimin e plote ne tremujorin e trete,keshtu qe eksistojne qeliza vulnerabile imature qe kane rrisk per kancer gjiri.Kjo hipoteze i korespondon nje studimi ne minj por nuk eshte vene re ne njerez dhe studimet prospektive nuk kane pare ndonje lidhje sinjifikative midis abortit dhe kancerot te gjirit.

Ne Shqiperi aborti eshte legalizuar ne vitin 1991 ku Ministria e Shendetesise me anen e nje rregulloreje percaktoi te drejten per nderprerjen e shtatzanise.
Perpara kesaj periudhe aborti lejohej vetem ne raste te vecanta per te shpetuar jeten e gruas kur ajo rrezikohej nga shtatzania.
Ne vitin 1995 doli ligji i pare shqiptar per abortin i cili lejoi abortin te kryhej me deshiren e ciftit deri ne 12 jave te shtatzanise dhe per aresye mjekesore dhe sociale deri ne 24 jave.

Comments (0)

500 characters remaining

Cancel or